Gjatë natës dhe herët në mëngjes, policia ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në mbarë vendin, ku janë arrestuar më shumë se dhjetë persona. Sip mësohet nga burime të MPB-së, mes tyre ështënedhe një ish-drejtor nga radhët e BDI-së, Bujar Dardhishta, person i cili në të kaluarën ka qenë i pozicionuar lart në struktura të lidhura me BDI-në.
Aksioni ka nisur gjatë natës mes 17 dhe 18 dhjetorit 2025 nga Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë pranë BSK – MPB, në koordinim dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për goditjen e një grupi kriminal të organizuar, të dyshuar për vepra penale nga fusha e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Me urdhra paraprakë gjyqësorë, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë. Jozyrtarisht, gjatë bastisjeve deri tani janë gjetur dhe sekuestruar mjete financiare në valuta të ndryshme, telefona mobilë, laptopë, disqe të forta (hard disqe), si dhe dokumentacion financiar dhe dokumente të tjera relevante.
Aktualisht, sipas informacioneve jozyrtare, janë duke u zhvilluar bastisje edhe në dy subjekte juridike në zonën e Shkupit dhe Kumanovës.
Më shumë detaje priten gjatë ditës.





