3.8 C
Skopje
Thursday, December 18, 2025

Ali Ahmeti pret Rexhep Mejdanin në selinë e BDI-së: “Një figurë që nderon kombin shqiptar”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka pritur në selinë e BDI-së Presidentin e Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Mejdani, me të cilin ka ndarë edhe një drekë pune.

Ahmeti ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Presidentit Mejdani, duke theksuar se ai ka udhëhequr Shqipërinë në periudha të vështira dhe ka dhënë një ndihmë të çmuar gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të shënimit të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Rexhep Mejdani u nderua me titullin Doktor Honoris Causa, si vlerësim për kontributin e tij akademik, politik dhe kombëtar.

Gjatë takimit, Ahmeti dhe Mejdani shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe vizionit të urtë në kohë sfiduese.

“Presidenti Mejdani mbetet një figurë që e nderon kombin tonë dhe një zë i respektuar i mendimit akademik dhe politik shqiptar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit