-2.2 C
Skopje
Wednesday, December 17, 2025

Grupi Marigona rikthehen me koncertin ‘Përjetë’

Pas koncertit madhështor të Armend Rexhepagiqit, i cili u shënua si një nga momentet më të rëndësishme muzikore të vitit, RAVE Production vjen me një tjetër projekt koncertor të kuruar me kujdes. Këtë herë, në fokus është grupi Marigona me koncertin e tyre “Përjetë”, një mbrëmje koncertore e ndërtuar mbi interpretim dhe strukturë të qartë artistike.

“Përjetë” paraqitet si një koncert live që sjell në skenë repertorin e grupit Marigona në një formë të përmbledhur dhe të konceptuar posaçërisht për këtë mbrëmje. Projekti ruan identitetin muzikor të grupit, duke vënë theksin te interpretimi dhe dinamika e prezantimit live.

Koncerti do të mbahet më 18 korrik 2026, në hapësirën Parking – Pallati i Rinisë, Prishtinë, duke shënuar një tjetër ngjarje të rëndësishme në kalendarin veror të qytetit.

Me këtë koncert, RAVE Production vazhdon angazhimin e saj për të sjellë projekte me vlerë artistike dhe standard të qëndrueshëm prodhimi, duke krijuar hapësira ku muzika live prezantohet me profesionalizëm dhe respekt ndaj artistit dhe publikut.

Biletat dalin në shitje më 16 dhjetor në rave-travel.com në orën 18:00./KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit