“Është mirë kur Ballkani Perëndimor është në fokusin e Bashkimit Evropian; kjo është inkurajuese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, sepse në këtë mënyrë tregohet interes për të ardhmen tonë të përbashkët, pasi Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që së bashku të integrohet në kuadër të BE-së.
Ne si shtet këtë e kemi merituar prej shumë kohësh, sepse rruga jonë ka filluar që para 25 vitesh, por për arsye, do të thosha, artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane. Si shtet dhe si qeveri jemi të përkushtuar të realizojmë gjithçka që nevojitet në këtë proces, jo për shkak të vetë procesit, por para së gjithash për qytetarët maqedonas, sepse ata e meritojnë këtë. Kështu kemi punuar deri tani dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, dhe presim që çështjet bilaterale të mos jenë pengesë për ne, por përkundrazi presim mbështetje nga fqinjët tanë në këtë ambicie tonën për të qenë pjesë e BE-së. Dhe ajo që është më e rëndësishmja: të vlerësohemi sipas arritjeve, e jo sipas çështjeve bilaterale.”





