Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka nënshkruar kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka nënshkruar kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet.
Rama e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm.
“Me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojmë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama në “Facebook’.





