4.8 C
Skopje
Wednesday, December 17, 2025

Bozhinovska: Sistemi elektroenergjetik vendor po harmonizohet me standardet operative evropiane

Një deligacion i udhëhequr nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ka realizuar një vizitë pune në operatorin çek të sistemit të transmetimit ÇEPS, a.s., në Pragë, në kuadër të agjendës intensive për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e sistemit elektroenergjetik maqedonas me standardet evropiane.

Siç njofto MEMBM, qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, me fokus të veçantë në funksionimin dhe planifikimin e avancuar operativ të ČEPS në kushtet e një tregu evropian energjetik plotësisht të integruar dhe një kuadri të rrepët rregullator. Delegacioni përfshinte edhe përfaqësues të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Maqedonisë – MEPSO, si bartës kyç i stabilitetit dhe zhvillimit të rrjetit kombëtar të transmetimit. Në kuadër të vizitës u zhvillua edhe një takim bilateral me z. Martin Duraçak, kryetar i Bordit të ČEPS.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me qendrën kombëtare të dispeçimit të Republikës Çeke, ku u shqyrtuan zgjidhje të avancuara për menaxhimin dhe dispeçimit e sistemit elektroenergjetik, përdorimi i mjeteve për punë në kohë reale, si dhe proceset e modernizimit të qendrave të kontrollit, sistemeve SCADA/EMS dhe forcimit të sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike energjetike.

“Theks i veçantë iu kushtua planifikimit afatgjatë të rrjetit të transmetimit, integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe sistemeve të magazinimit, si dhe sigurimit të fleksibilitetit dhe stabilitetit të sistemit në kushtet e një tranzicioni të përshpejtuar energjetik”, theksohet në kumtesë.

Në takim u shpreh gatishmëri e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MEPSO-s dhe ÇEPS-it, përmes shkëmbimit të ekspertëve, vizitave studimore, trajnimeve të specializuara dhe mundësis për vendosjen e një kornize afatgjate për bashkëpunim teknik me rëndësi strategjike.

Vizita e punës në Pragë përfaqëson një hap konkret dhe të rëndësishme përpara në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike të sistemit elektroenergjetik maqedonas dhe një sinjal të qartë të përkushtimit të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimieve Minerale për modernizim sistematik, stabilitet dhe afrimin e plotë me praktikat më të mira evropiane, shtohet më tej në kumtesën e Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit