Pas auditimit të kryer nga Enti Shtetëror i Revizionit (DZR) në Lotarinë Shtetërore, për periudhën kur institucioni drejtohej nga udhëheqja e emëruar nga LSDM dhe BDI, janë konstatuar regjistrime kontabël joreale dhe të pajustifikuara për transaksione joligjike në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh, deklaroi Petrushevski.
Sipas tij, këto 2 milionë euro janë falsifikuar, keqpërdorur ose fshehur nga Përparim Bajrami dhe Artan Grubi, ndërkohë që, siç theksoi, LSDM e ka pasur “shpinën e kthyer ndaj krimit” dhe e ka miratuar atë në heshtje.
“Publiku meriton përgjigje të qarta: a e kanë lejuar LSDM dhe BDI krimin e parë nga shumë krime në Lotari, në vlerë prej 2 milionë eurosh? Në cilat llogari kanë përfunduar këto para? Me çfarë të drejte LSDM e ka fshehur krimin e kuadrit të BDI-së? Dhe pse Prokuroria Publike për një kohë kaq të gjatë nuk ka vepruar, edhe pse kemi kërkuar publikisht përgjegjësi edhe për raste të tjera të lidhura me Lotarinë?”, tha Petrushevski.
Ai akuzoi LSDM-në dhe BDI-në se gjatë qeverisjes së tyre i kanë udhëhequr institucionet shtetërore në mënyrë të papërgjegjshme, duke shteruar buxhetet, duke vjedhur paratë publike dhe duke shkatërruar ndërmarrjet shtetërore.
“Duhet të ketë përgjegjësi. Tani nuk është më Kocevski për t’i mbrojtur”, përfundoi Petrushevski.





