Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të dyshuar për kryerjen e një vepre penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 e Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
I dyshuari dhe e dyshuara, si bashkëpunëtorë, në Negotinë të Gostivarit, e privuan mizorisht nga jeta Hava Azizin nga fshati Zdunjë. Ata e morën viktimën nga para shtëpisë së saj më 7 dhjetor, e çuan në shtëpinë e të dyshuarve, ku filluan një grindje për disa keqkuptime.
Pastaj e mbyllën atë në një dhomë ndihmëse në pronësi të një personi me banim jashtë vendit. E dyshuara solli një armë, ndërsa i dyshuari e kreu vrasjen me një të shtënë të vetme nga arma e zjarrit.
Së bashk, në një karrocë, ata e ngarkuan trupin e viktimës në makinë, e çuan në zonën e fshatit Negotinë, ku e futën në një gropë të hapur, i vunë flakën dhe e mbuluan me dhe, degë dhe sende të ndryshme.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.





