-3.2 C
Skopje
Wednesday, December 17, 2025

Hava Maloku – Shqiptarja e Vetme që Bën Historinë në “LinkedIn”

 

Prishtinë/San Francisco — Hava Maloku, vajza shqiptare nga Prishtina, është e vetmja shqiptare që punon në rrjetin profesional më të madh në botë — LinkedIn, një kompani globale me mbi 21,000 punonjës.

Me një karrierë të jashtëzakonshme, Hava ia ka dalë të kalojë dhjetëra intervista konkurruese për t’u bërë pjesë e LinkedIn-it, ku sot punon si menaxhere e marketingut, duke ndikuar në mënyrë direkte në zhvillimin e produkteve si LinkedIn Premium.

Rruga e saj nga Prishtina drejt Shteteve të Bashkuara është inspirim për të rinjtë shqiptarë: ajo fitoi bursë për studime në SHBA, përfundoi studimet master e doktoraturë dhe më pas punoi në kompani të njohura teknologjike para se të bashkohej me LinkedIn-in.

Përveç suksesit personal, Hava ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e Kosovës në platformë – si shembull, Kodi i shtetit +383 i Kosovës është bërë i dukshëm në LinkedIn falë ndikimit të saj.

👉 Respekt dhe faleminderit, Hava! Je krenari për të gjithë shqiptarët! 🇦🇱🫡

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit