13.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin kandidat për president të BDI-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë për mediat tha se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare janë shumë të rëndësishme në betejën kundër ndikimit të Rusisë, dhe për këtë shkak kanë vendosur që nga qytetarët të kërkojnë të qëndrojnë bashkë me ta dhe kërkesën e tyre që të ndryshohet kushtetuta dhe të zgjidhet presidenti dhe zëvendës presidenti i shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në kushtetutë dhe t’i themi jo Rusis dhe Po Europës.raporton tvshenja

“Ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti kuftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë. Këto punë duan forcë partit të fuqishme dhe të vendosur”, deklaroi Ahmeti,

Më tej Ahmeti prezantoi edhe kandidatin për presidente, Bujar Osmanin, duke thënë se ai e ka dëshmuar vente në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë.

“Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim presidentin në kuvend me shumicë prej 2/3 për ta realizuar misionin tonë për president konsensual”, deklaroi më tej Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit