Pesë persona janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të 14 dhjetorit 2025, në rrugën “Gjilani” në Prishtinë, nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri brenda një lokali.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 04:11, ku të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë përdorur armë zjarri.Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit kompetent, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
“Rr. Gjilani, Prishtinë 14.12.2025 – 04:11. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.





