Strugë, 5 dhjetor – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, për të diskutuar projektet që fuqizojnë bashkëpunimin ndërkufitar.
Diskutimet përqendroheshin në funksionalizimin e pikës “One Stop Shop”, një mekanizëm që synon të lehtësojë qarkullimin, rrisë efikasitetin dhe krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonë.
Gjithashtu, u trajtuan iniciativat kulturore dhe letrare që forcojnë identitetin e përbashkët dhe nxisin bashkëpunimin midis institucioneve. Ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e mbështetjes për diasporën dibrane si një urë lidhëse dhe një kontribut të rëndësishëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.





