Maqedonia ka IKT potencial të madh, kuadro të shkëlqyera digjitale që dalin nga universitetet. Tani është shansi që t’i sfrytëzojmë në sekorin privat, që pastaj ata t’i ndihmojnë shtetit në transformimin digjital, porositi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pas fillimit të konferencës MASIT 2.0 – “Recode Reality”.
Qeveria, siç deklaroi Andonovski, vendosi që të mbështetet në sektorin privat në procesin e digjitalizimit dhe tani dy palët duhet së bashku të ndërtojnë projekte që do të fillojnë realizimin në shtëpi, por edhe eksport të produkteve.

Sipas kryetarit të MASIT, Jordan Dimitrovski, industria e IKT-së merr pjesë me 4,5 për qind të BPV-së nacionale të Maqedonisë që është 1,65 miliardë euro të ardhura vjetore. Sektori numërin mbi 3.000 kompani me mbi 25.000 të punësuar, bruto paga mesatare e të cilëve tejkalon 2.500 euro.
“Vazhdojmë ta mbështesim sektorin privat. Nuk kemi një agjenci përgjegjëse operative për digjitalizimin dhe për këtë arsye jemi mbështetur te sektori privat në të gjitha projektet më të mëdha në vend dhe më pas në mirëmbajtjen e tyre. Tani pyetja është se si ta përmirësojmë atë, si të arrijmë nivelin tjetër – projekte evropiane në vend që duhet të zbatohen nga kompanitë maqedonase ose kompanitë maqedonase të jenë bartëse të atyre projekteve sepse kjo është mënyra për të sjellë standarde evropiane dhe për të inkurajuar kompanitë vendase të rriten, por edhe që administrata t’i ndjekë ato. Elementi i dytë i detyrës sonë të shtëpisë është që institucionet shtetërore të sigurojnë mjaftueshëm staf cilësor që do të mbetet për të udhëhequr projektet në institucione. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe se do të kemi rezultate”, theksoi ministri.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai pohon se pagat në sektorin privat janë më të mira, por shteti, përmendi, ofron stabilitet dhe kjo simbiozë, siç vlerësoi mund të sjellë rezultate.
“Ka konkurrencë në paga dhe shteti kurr nuk do ta arrijë sektorin privat, njejtë sikur sektori privat kurr nuk do ta arrijë stabilitetin e shtetit. Ne shikojmë se si pozicionet tona në Ministri të jenë më atraktive me konferenca, trajnime dhe udhëtime jashtë vendit, aktivitete dhe krijim të politikave, ndërsa sektori privat këtë e bën më shzmë me motivim përmes pagave. Kjo simbiozë mund të sjellë rezultate”, tha Andonovski.

Dimitrovski është i vendosur se sektori i IT-së së RMV-së është në kondicion të mirë dhe se i ndjek trendet.
“Rritja e sektorit të IKT-së është e dukshme dhe këtë e tregojnë edhe shifrat paraprake për vitin 2025. Kompanitë maqedonase të IT-së ndjekin standardet evropiane. Shumë prej tyre, të cilat janë në nivel evropian, punojnë për vendet e huaja, veçanërisht për vendet evropiane. Ne i ndjekim trendet në Evropë, por edhe sfidat. Megjithatë, sektori i IT-së në vendin tonë është në gjendje të mirë dhe çdo vit shënon rritje prej mbi 10 për qind”, nënvizoi Dimitrovski.
Konferenca “Recode Reality” e organizuar nga Oda Ekonomike për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (MASIT) ka mbi 300 të ftuar nga vendi dhe rajoni, si dhe folës nga maja e industrisë së IKT-së në Evropë. Ata sot në Shkup diskutojnë për modernizimin e infrastrukturës digjitale dhe telekomunikacionit, si dhe mundësitë reale të hapura nga inteligjenca artificiale.





