10.8 C
Skopje
Monday, December 1, 2025

Bilall Kasami dhe Albi Qamili, vizitojnë Feti Abazin: Pritet thellim i bashkëpunimit midis dy komunave

Kryetari dhe zv/kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe Albi Qamili, ditën e sotme kanë vizituar kreun e komunës së Bogovinës Feti Abazin, për të i uruar detyrën e re dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy komunave.

“Pres që të bashkëpunojmë ngushtë me projekte të përbashkëta për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Bilall Kasami në Faceboookun e tij.

Tutje, ai ka nënvizuar detajet e takimit.

“Bogovina po hap kapitull të ri me Feti Abazin.

Me kënaqësi vizitova sot Komunën e Bogovinës, ku takova kryetarin e ri të komunës, Feti Abazin.

E urova për fitoren në zgjedhjet lokale, fitore e cila do të sjellë kapitull të ri për Bogovinën, kapitull të ndryshimit dhe zhvillimit, transformimit të Bogovinës dhe mirëqenies për qytetarët e këtij vendi.

Pres që të bashkëpunojmë ngushtë me projekte të përbashkëta për të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Kasami.

I të njejtit mendim ka qenë edhe zv/kryetari Albi Qamili, i cili ka theksuar në platformën e tij sociale në Facebook se:

“Bashkë me kryetarin Bilall Kasami vizituam Komunën e Bogovinës, për ta uruar kryetarin e ri Feti Abazi për fillimin e mandatit.

Si Komunë e Tetovës, presim bashkëpunim të mirëfilltë dhe projekte të përbashkëta në të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Albi Qamili.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit