Shkup, 21 nëntor – Pothuajse tre javë pas përfundimit të procesit zgjedhor konstituohet këshilli i Komunës së Tetovës.
Dështimi i deritanishëm ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve midis partnerëve të koalicionit VLEN për emrin e kryesuesit.
Në ditën e fundit të afatit ligjor, me 16 vota për dhe 11 kundër pas miratimit të mandateve, këshilli zgjodhi Jusuf Abdulin nga koalicioni VLEN, përkatësisht partia Alternativa si kryetar.





