17.8 C
Skopje
Saturday, November 22, 2025

Cisternë e re moderne i dorëzohet Komunës së Strugës për larjen e rrugëve

Struga ka marrë sot një pajisje të re dhe shumë të rëndësishme për higjienën e qytetit – një cisternë moderne për larjen e rrugëve me kapacitet 8m³, e cila u dorëzua në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit – faza 2”. Projekti realizohet në partneritet me Ambasadën e Suedisë në Shkup, UNDP dhe Komunën e Strugës.

Cisterna, e pajisur me top uji dhe teknologji efikase për pastrim urban, pritet të ndikojë dukshëm në përmirësimin e pastërtisë publike dhe uljen e pluhurit në ajër – një problem i vazhdueshëm në qytet.

Për funksionimin sa më të sigurt dhe profesional të pajisjes, punonjësit e NP Komunale Strugë iu nënshtruan një trajnimi të posaçëm, ku u përgatitën për operimin e cisternës në terren.

Sipas autoriteteve, ky donacion – i shoqëruar me ekip të trajnuar – do të sjellë ndryshime të menjëhershme në pastërtinë e rrugëve dhe cilësinë e ajrit që thithin qytetarët e Strugës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit