Edicioni i 16-të i TOP 100™ 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), shkëlqeu si asnjëherë më parë, duke ngritur në piedestal elitat e biznesit dhe duke shënuar njëkohësisht 20-vjetorin e themelimit të Odës. Mbi 400 të pranishëm – përfshirë Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, ministra, ambasadorë, drejtues institucionesh dhe partnerë ndërkombëtarë – u bënë pjesë e një nate ku suksesi ekonomik u duartrokit fuqishëm dhe biznesi vendor mori vëmendjen e merituar.
Në atmosferë festive, OEMVP shpalli fituesit e çmimeve për vitin 2024 në kategoritë më prestigjioze të biznesit:
-
Gruaja e suksesshme në biznes – NITA’S FACE CARE
-
Partneriteti më i suksesshëm – VARUS
-
Top Eksportuesi – BENTON-NI
-
Top Investime (4.4 milion €) – ATS GROUP
-
Kompania me rritje më të shpejtë – MULTIPARK IZAIRI
-
Investime në transformimin energjetik – GREEN FIELD
-
Përgjegjësi Shoqërore Korporative – IN HOME SERVICE
Një mirënjohje speciale iu nda Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner Skopje për kontributin e tyre në procesin kushtetues kundër Ligjit për Tatimin Solidar – një vendim historik që u hap rrugën kompanive vendore të rikthejnë rreth 49 milionë euro.
Në kulmin e mbrëmjes, sipas metodologjisë së avancuar të OEMVP-së, u shpallën pesë kompanitë më të suksesshme të vitit:
-
DAUTI KOMERC
-
POFIX
-
NEPTUN
-
KIPPER
-
ADRIJUS
TOP 100™ 2025 vulosi edhe një herë rolin e OEMVP-së si urë lidhëse mes institucioneve dhe sektorit privat, duke dëshmuar se biznesi shqiptar është forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik të vendit.





