14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Dimitar Bogeski, drejtor i ri i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë

Drejtori i ri i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, Dimitar Bogeski, sot zyrtarisht e mori detyrën nga paraardhësja e tij, Natasha Kotlar-Trajkova.

Nga Arkivi Shtetëror informojnë se për drejtorin Bogeski, kjo pozitë nuk është privilegj, por detyrim – me qëllim të qartë që puna e Arkivit të jetë transparente, e hapur, llogaridhënëse dhe e disponueshme për të gjithë qytetarët. Ai shprehu falënderim deri te drejtoresha e deritanishme për angazhimin dhe kontributin e saj në periudhën e kaluar.

Drejtoresha e mëparshme e Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, Natasha Kotlar-Trajkova, u shkarkua nga pozicioni i saj më 14 nëntor, pasi shërbeu për një vit e katër muaj. Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se arsyeja e shkarkimit të saj ishte një intervistë që dha në gusht në të cilën shprehu një qëndrim kritik për emigrantët maqedonas në Australi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit