14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Qendra e Kulturës sjell të Premten në Tetovë, Kastriot Tushën dhe Ardian Terbickën

 

“Koncerti “Parfum” vjen në Qendrën e Kulturës – Tetovë si një udhëtim muzikor ku dy zëra të njohur, Kastriot Tusha & Ardian Trebicka, sjellin interpretim të ndërtuar mbi finesë vokale, nuanca emocionale dhe një repertor të përzgjedhur me shumë kujdes”, ka kumtuar Qendra e Kulturës – Tetovë, përmes faqes zyrtare të saj në Facebook.

“Të shoqëruar nga Gent Rushi Band, mbrëmja merr formë përmes një ndërthurjeje mes këngës së kultivuar shqiptare, temave ndërkombëtare dhe krijimeve që ruajnë brendësinë dhe delikatesën e një qasjeje të matur artistike.

“Parfumi” ofron më shumë se muzikë; ai sjell një ekuilibër mes ndjeshmërisë poetike dhe interpretimit të sofistikuar, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme.

🗓️ Data: 21.11.2025
⏰ Ora: 20:00
📌 Vendi: Qendra e Kulturës – Tetovë.

Publiku është i ftuar në një mbrëmje ku vokali, orkestrimi dhe prezenca skenike bashkohen në një harmoni që e vendos këtë koncert ndër ngjarjet më të veçanta të sezonit.

🎟️ Biletat janë në shitje çdo ditë, prej orës 12:00 deri më 21:00, në biletarinë e institucionit
➡️ 300 denarë
🎓 200 denarë për nxënës dhe studentë”, përfundon njoftimi, nga Qendra e Kulturës së Tetovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit