Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur dëshminë e tij në mbrotje të Thaçit dhe të tjerëve, gjenerale amerikan, Wesley Clark.
Gjatë dëshmisë së tij, Clark përmendi paralajmërimin që George H. Bush atë kohë i kishte bërë Sllobodan Millosheviqit, që nëse nuk ndalonte dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës menjëherë, atëherë ShBA-ja do t’i kundërpërgjigjej.
“Fillimisht kur filluam negociatat unë s’kam qenë të këtij paralajmërimi. Diplomatët e dinin këtë gjë. Publiku në përgjithësi dhe ne që punonim me ushtrinë, nuk ishim në dijenmi për shkak të dhunës që ishte shënjestrua ndaj popullatës shqiptare nga ushtria serbe. Gorge H. Bush iu drejtua Millosheviqit dhe i tha që ta ndalont4e menjëherë dhunën, ose ShBA-ja do t’i kundërpërgjigjej. Oshte një referencë që përdorej nga forcat ushtarake për ta ndaluar dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës”, theksoi Clark gjatë dëshmisë së tij.
Dëshmia e Clark në Hagë pritet të zgjas dy ditë.
Bashkë me të e pranishme është edhe një zyrtare amerikane.





