14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Informacionet për UÇK-në në 1998 ishin të kufizuara, thotë Clark

Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së, ka treguar se informacionet për strukturën dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në verën dhe vjeshtën e vitit 1998 ishin të kufizuara.

Clark deklaroi se ai dhe forcat e NATO-s nuk kishin shumë të dhëna mbi komandën e UÇK-së.

“Më sa dinim ne bëhej fjalë për grupe lokale, që ishin krijuar pak a shumë si përgjigje ndaj shtypjes serbe ndër vite. Në veçanti, pas vrasjes së familjes Jashari, u krijua në alarmi i përgjithshëm dhe për këtë arsye njerëzit gjithnjë e më tepër po i formonin këto grupe lokale. Kaq dinim ne”, ka thënë Clark.

Ai shtoi se shumë informacione ai i merrte nga serbët, që identifikonin pika të caktuara si “pikë terroriste” dhe përpiqeshin t’i monitoronin ato. Clark theksoi se shumica e pjesëtarëve të grupeve ishin qytetarë që përpiqeshin të mbronin familjet e tyre.

“Serbët kishin pika në identifikuar në hartë, të cilat i identifikonin si të ashtuquajtura pika terroriste. Ata po mundoheshin të grumbullonin informacione në to, por shumica e njerëzve në këto grupe kishin shtëpi dhe familje. Ata mundoheshin ta jetonin jetën e tyre dhe ta mbronin familjen dhe veten”, ka shtuar Clark.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit