16.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Dëshmia e Clark në Hagë, Krasniqi: Një mik besnik në betejën për të vërtetën

sh-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ai ka nisur dëshminë e tij.

Përmes një postimi, Krasniqi ka lavdëruar gjeneral Clarkun duke e cilësuar si figurë të pandryshuar në mbrojtje të Kosovës dhe çlirimtarëve të saj

“Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë.

Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij.

Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë:

besnik, i vendosur, i drejtë.

Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën.

Ai nuk ndryshon.

Sepse parimet nuk ndryshojnë.

Historia e njeh.

Ne e nderojmë.

Faleminderit, Gjeneral Clark!”, shkroi Krasniqi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit