16.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Edmir Tela riemërohet në detyren e Drejtorit të Qendrës për Punë Sociale – Strugë

“Sot, zyrtarisht jam rikthyer në detyren e Drejtorit të Qendrës për Punë Socijale – Strugë”

Rikthimi në këtë pozitë për mua nuk është thjesht vazhdim i punës, por një dëshmi e besimit të dhënë dhe e përkushtimit që kam ndaj këtij institucioni, i cili ka një rol thelbësor në jetën e komunitetit tonë.

Gjatë kohës sa kam qenë jashtë detyrës, kam vazhduar të jem i lidhur me punën dhe misionin e Qendrës. Tani, edhe me më shumë përvojë dhe vendosmëri, rikthehem për të vazhduar bashkëpunimin me stafin e jashtëzakonshëm që gjithmonë ka treguar profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Synimi im mbetet i njëjtë: forcimi i kapaciteteve të Qendrës, përmirësimi i shërbimeve sociale dhe zhvillimi i mëtejshëm i institucionit në funksion të plotë të banorëve të Strugës.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin.Vazhdojmë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim!

Me respekt,
Edmir Tela

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit