OVL e UÇK’së do të mbajë protestë sot në Strasburg para Këshillit të Evropës për, siç thonë ata, padrejtësitë në Hagë.
Protesta do të nisë në ora 13:00.
Sipas raportimeve, atje pritet të jenë rreth 6 mijë protestues.
Kjo është protesta e katërt- pas Hagës, Prishtinës e Tiranës.
Ka pasur paralajmërime që protestë e tillë do të mbahet edhe në Maqedoninë e Veriut.





