15.8 C
Skopje
Saturday, November 15, 2025

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM njofton se nga 24 shtatori 2025 kanë filluar aktivitetet ndërtimore për rehabilitimin e mureve mbajtëse në një nënkalim në Rrugën Shtetërore A2, Unaza e Shkupit në km 21+840.00 deri në km 21+987.00, për të cilat do të bëhet një ndryshim në regjimin e trafikut për një periudhë prej katër muajsh. Nga data 06.10.2025, për një periudhë 4-mujore, trafiku në rrugën Veles-Tetovë dhe anasjelltas midis kryqëzimeve Vollkovë dhe Kondovë është mbyllur plotësisht për shkak të punimeve ndërtimore dhe do të jetë dykahësh për një gjatësi prej 300 metrash në drejtimin Tetovë-Veles).

Poashtu në autostradën A2, Kriva Pallankë-Stracin në km 14+200 (pranë fshatit Petralicë), është iniciuar një regjim i përkohshëm trafiku për shkak të aktiviteteve ndërtimore. Në atë pjesë të segmentit gjatë ditës nga ora 07:00 deri në orën 17:00, trafiku kryhet me rregullim manual duke përdorur flamuj, dhe gjatë pjesës tjetër të ditës me sinjalizim me dritë – semaforë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit