15.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

Dy personalitete të shquara vizitojnë Haraçinën – Kryetari Beqiri: “Nder të veçantë për komunën tonë”

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka pritur në një takim të veçantë Hfz. Irfan ef. Abazin dhe Prof. Dr. Taxhedin Bislimin, dy figura të njohura për kontributin e tyre të madh në shoqëri dhe në zhvillimin e komunitetit.

Beqiri u shpreh se prania e tyre në komunë përbën një vlerësim të madh dhe një motivim për të vazhduar projektet dhe angazhimet për të mirën e qytetarëve.

“Pata nderin të pres këta dy personalitete që me punën, urtësinë dhe përkushtimin e tyre kanë ndikuar thellë në jetën tonë të përditshme. Faleminderit për vizitën, respektin dhe fjalët e tyre të urta,” ka shkruar kryetari Beqiri në një postim në Facebook.

Takimi u vlerësua si një hap drejt forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve për çështje me rëndësi për komunitetin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit