7.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Hyrje falas për ndeshjen Maqedoni – Letoni!

Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë të enjten, më 13 nëntor, në orën 18:00, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit. Në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, Maqedonia do të presë Letoninë në një ndeshje miqësore. Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur që hyrja të jetë e lirë për të gjithë tifozët. Ndërkohë, të gjithë ata që tashmë kanë blerë biletë për këtë ndeshje do të marrin një biletë falas për ndeshjen e radhës në shtëpi të përfaqësueses, pavarësisht nëse ajo do të jetë ndeshje play-off për Botërorin apo e një natyre tjetër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit