9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Mendi Qyra: ‘Fitorja është e juaja, ndryshimi i Strugës është i përbashkët

Pas fitores së zgjedhjeve lokale në Strugë, kryetari i ardhshëm Mendi Qyra ka ndarë me qytetarët një mesazh mirënjohjeje dhe motivimi. Ai thekson se mijëra urime dhe mesazhe mbështetjeje nga qytetarët e kanë mbushur me gëzim dhe energji për të punuar më shumë për qytetin.

“Faleminderit pafund për çdo urim. Ndjej se nuk jam vetëm në këtë rrugëtim, ju jeni pjesë e kësaj fitoreje dhe e ndryshimit që duam për Strugën,” shkruan Qyra. Ai shton se mesazhet e qytetarëve i japin forcë dhe vullnet për të dhënë gjithçka nga vetja për një Strugë ndryshe dhe më të mirë.

Në mesazhin e tij dypjesësh, edhe në gjuhën maqedonase, Qyra falënderon qytetarët për besimin dhe dashurinë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së secilit në realizimin e vizionit të tij për një komunë të fortë dhe të zhvilluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit