9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse – Tito Petkovski, Savo Klimovski, Nikolla Popovski dhe Trajko Veljanoski.

Gashi, në një postim në Fejsbuk thekson se ky ishte një takim i veçantë, i pari i këtij lloji, me karakter institucional, ku kanë ndarë përvoja dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit.

Kryetari Gashi informoi se në takim u propozua të krijohet një këshill joformal ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik.

“Biseduam për reformat dhe proceset që kanë për qëllim ta bëjnë Kuvendin më të pavarur, më transparent dhe më efikas në kryerjen e funksioneve të tij. U pajtuam që përvoja e ish-kryetarëve paraqet në përparësi për institucionin, prandaj u propozua krijimi i një këshilli joformal, ku mund të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik, në dobi të Kuvendit dhe demokracisë parlamentare. I falënderova sinqerisht për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim. Kuvendi gjithmonë do të mbetet një shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe një vend ku proceset politike zhvillohen me dinjitet dhe përgjegjësi”, thotë Gashi në postim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit