Tetovë, 2 nëntor – Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka realizuar sot të drejtën e tij qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Sapo shfrytëzova të drejtën time demokratike për të votuar në këto zgjedhje lokale.
Votova duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve tanë, ardhmërinë e këtij qyteti të bekuar dhe mirëqenien e shoqërisë sonë.
Ju ftoj ta shfrytëzojmë këtë ditë të bukur me dalje sa më masive në zgjedhje. Sot fjala u takon juve. Shfrytëzojeni këtë moment.”, deklaroi Kasami





