16.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Kleksani shkon në listën pozitive, nga fundi i nëntorit do të jetë i disponueshëm në farmaci

Shkup, 31 tetor –  Nga fundi i muajit të ardhshëm, Kleksani do të mund të merret me recetë, njoftuan nga Fondi për Sigurim Shëndetësor. Përveç Kleksanit, edhe një medikament tjetër kundër mpiksjes së gjakut – Nadoparina, gjithashtu do të përfshihet në listën pozitive. Shuma e pjesëmarrjes për këto barna do të përcaktohet më vonë.

“Këto medikamente deri më tani ishin në listën pozitive B dhe për trajtim në shtëpi qytetarët duheshin të përdornin rimbursim. Deri në fund të nëntorit, këto dy barna do të jenë të disponueshme në farmaci me recetë. Këtu kemi një fitim të dyfishtë: qytetarët, pacientët, nuk do të kenë nevojë të shkojnë te sportelet për të marrë rimbursimin për këto medikamente dhe do të kenë akses më të lehtë tek barnat. Së dyti, ne do të kemi më pak presion pune dhe do të mund të përqendrohemi tek çështje të tjera”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit