11.8 C
Skopje
Monday, October 27, 2025

Rezultatet zgjedhore vonohen — KSHZ pret vendimet e Gjykatës Administrative

Për shkak se në Gjykatën Administrative po vijojnë seancat ku po shqyrtohen paditë e dorëzuara lidhur me dyshimet për parregullsitë në rrethin e parë të zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, e prolongoi për nesër pikën ku duhej të publikoheshin rezultatet përfundimtare dhe të plota ku edhe do të dihet se ku ka përfunduar votimi dhe ku do të ketë rreth të dytë zgjedhor.

“Gjatë ditës së nesërme, KSHZ do të dalë me shqyrtim të plotë të rezultateve përfundimtare ku nuk janë dorëzuar padi, respektivisht ku votimi ka përfunduar dhe ku do të ketë rreth të dytë të zgjedhjeve, por duhet të presim që gjatë ditës së sotme të vendos Gjykata Administrative, që të publikojmë rezultate përfundimtare dhe të plota për të gjitha komunat individualisht, kështu që propozoj që këtë pikë ta prolongojmë për nesër”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit