Në Sallën e kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është ndarë Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025.
Çmimi jepet për arritjet afatgjate në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këtë vit, për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi iu dha aktorit Goce Todorovski, shkrimtarit për fëmijë dhe të rritur Aleksandar Kujunxhiski, poetit, romancierit, dramaturgut dhe gazetarit Bratislav Tashkovski dhe shkrimtarit, akademikut Bozhin Pavllovski.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.