15.8 C
Skopje
Thursday, October 23, 2025

LAJMI I FUNDIT/ Bien të gjitha ankesat në KSHZ, Çashka për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunë e Çashkës.
Ankesat e VMRO-DPMNE-së që të gjitha u cilësuan si të pa baza dhe u refuzuan njëzëri, raporton SHENJA.
Nga ana tjetër ankesat e koalicionit të LSDM-së, përfaqësuesja e koalicionit i tërhoqi të njëjtat në momentin që u mbajt seanca.
Sipas kësaj, në Çashkë tani më zyrtarisht ka përfunduar votimi, dhe kjo komunë për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar.
Suat Shaqiri do të jetë kryetari i ri i Çashkës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit