11.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Ngjela paralajmëron një ndryshim historik: Bashkimi kombëtar i shqiptarëve po vjen pa luftë – projekt i SHBA dhe Trump!

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një thirrje për optimizëm kombëtar, duke theksuar se shqiptarët në të gjitha trojet e tyre po jetojnë një moment historik që rilindësit e dikurshëm vetëm e kishin ëndërruar.

Ngjela në postimin e tij në Facebook, nënvizoi se proceset aktuale gjeopolitike në rajon po favorizojnë bashkimin e shqiptarëve dhe krijimin e një shteti të përbashkët, pa luftë dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shpreh bindjen se koha po punon për një “Arbëri etnike”, duke përmendur ndikimin e politikës amerikane dhe nevojën për një lidership shqiptar që e vendos interesin kombëtar mbi gjithçka, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Askush nga ne shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën, nuk duhet të jetë pesimist.

Dhe duhet të kujtohemi se pesimizëm do të thotë një gjendje shpirtërore shumë e keqe në një shkallë e cila të sjell rënie shpirtërore dhe gjendje nervore që të krijon deri dhe ndjenjën e vetëvrasjes, sepse ajo të hedh në një pesimizëm të thellë.

Por ne sot po jetojmë në një kohë që paraardhësit dhe rilindasit tanë e kanë dëshiruar me pasion historik për shqiptarët, për shqiptarinë dhe për shtetin e plotë të Arbërisë së Madhe.

Dhe historia e shqiptarisë, për të arritur deri këtu ku jemi sot, ka kaluar nëpër peripeci të rënda, por ka rezistuar me dinjitet në shpëtimin e etnisë arbërore, por edhe në sakrificat e mëdha për të siguruar historinë e pacenuar të gjuhës shqipe.

Dhe koha po ndihmon sot shqiptarët në tre shtete ku ata jetojnë: në dy shtete shqiptare të pavarura – Shqipëria dhe Kosova, dhe në një shtet tjetër, i cili shumë shpejt do të jetë i shqiptarëve – Maqedonia e Veriut e cila po mendohet që të ndahet midis Kosovës dhe Maqedonisë.

Ja, kjo është historia jonë territoriale deri më tani. Por ne për një.gjë jemi të sigurt: koha po punon për Arbërinë etnikë të mbledhur në një shtet të vetëm.

Dhe gjithçka do të bëhet pa luftë, sepse kuptohet që ky është interesi politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por a ka ardhur ndërkohë kryeministri i Shqipërisë i cili deri tani ka treguar se nuk është lejuar interesin e shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.

Në fakt po kuptohet se ky ka qenë dhe është projekti i presidentit amerikan Donald Trump, por po kuptohet gjithashru se aktualisht do të ketë edhe lëvizje racionale dhe historike nga të tria elitat politike të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut – me përkrahjen politike të presidentit aktual të Amerikës Donald Trump.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit