14.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Mickoski në Londër në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit

Kryeminstri, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin qeveritar, do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili sot dhe nesër do të mbahet në Londër, Mbretërinë e Bashkuar.

Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveriar, kryeministri Mickoski, së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikolloski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministren e Financave Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe ministrin për Integrime Evropiane Orhan Murtezani, do të marrin pjesë në një numër të madh takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në margjinat e samitit si dhe gjatë vizitës së Mbretërisë së Bashkuar, së Kryetarit të Qeverisë janë parashikuar një sërë takimesh bilaterale, për të cilat opinioni do të informohet me kohë.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, delegacioni qeveritar do të zhvillojë disa takime pune ekonomike, të cilat do të përfaqësojnë një hap të rëndësishëm ekonomik për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Procesi i Berlinit ka filluar në vitin 2014 me nismë të kancelares së atëhershme gjermane Angela Merkel, me qëllim përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit