Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht. NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.