Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Shkupit, Bashkim Bakiu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke theksuar rëndësinë e votës si akt qytetar dhe demokratik.
“Realizojmë të drejtën e votës! Deri në orën 7, dilni familjarisht dhe ushtroni të drejtën tuaj qytetare për të ardhmen e fëmijëve tanë,” shkruan Bakiu.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët e vendit, e veçanërisht për shkupjanët, për një fushatë që, sipas tij, ka qenë dinjitoze, e drejtë dhe demokratike.
“Ta përfundojmë edhe këtë ditë me dinjitet,” përfundon mesazhin e tij kandidati i VLEN për Shkupin.