11.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Në mbështetje të Bibliotekës Linkest, ambasadori Meidani dhuron abetaren e unifikuar për nxënësit shqiptarë të Manastirit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani ditë më parë priti në takim Emira Selimin themeluesen e Bibliotekes Linkest të Manastirit pas takimit ambasadori dhuroi dhjetra abetare të unifikuar për nxënësit shqiptarë të Manastirit.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka nisur shpërndarja e abetareve të unifikuar për nxënësit shqiptarë të Manastirit.

“Nga ambasadori i Shqipërisë, ashtu si fëmijët e tjerë, edhe Isaku mori abetaren dhe fletoren e punës 🐣🇦🇱”, thuhet në postimin e Bibliotekës Linkest.

“Edhe Erina u gëzua pafund me abetaren dhe fletoren e punës që ia dhuroi ambasadori. Faleminderit, ambasador, që gëzove zogjtë tanë të vegjël! 🐣♥️🇦🇱”, shtojnë nga Linkest.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit