11.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi 39 shtetas të Shqipërisë që punonin për një kompani nga Tetova

Nëpunësit policor nga SPB Tetovë kanë arrestuar 39 shtetas të Shqipërisë në Bërvenicë, në periudhën kur ata po punonin në një kompani nga Tetova. Policia paralajmëroi kallëzim penal për mungesë të dokumentimit për punëtorët dhe pronarin e kompanisë, transmeton Portalb.mk.

“Aksion kontrollues në f. Stençe, komuna e Bërvenicës, ku një person juridik, pronë e E.Z.M. nga Tetova, ka kryer aktivitete ndërtimi. Në këtë rast, në vendngjarje gjatë ushtrimit të detyrave të punës janë gjetur 39 punëtorë nga Shqipëria të moshës prej 20 deri në 65 vjeç”, sqaroi Policia.

Aksioni policor ishte kryer nën shoqërim të inspektorëve të punës dhe tregut.

“Ata janë ndaluar sepse është konstatuar se nuk kanë qenë të lajmëruar si punëtorë, përkatësisht e kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik dhe kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin”, raportoi policia, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit