18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Katër shtete që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë regjistruar 226 179 turistë, të cilët kanë qëndruar 846 221 net gjithsej, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 6.8%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 1.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 11.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin gusht, 52 përqind e turistëve të regjistruar janë turistë të huaj, apo 117 mijë.

Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës në gusht 2025: Turqi 49 093, Serbi 10 309, Rumani 5 202 dhe Holandë 5 075”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit