17.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Presidenti sllovak Pellegrini qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, do të takohet me krerët shtetëror

Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, sot (14 tetor) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në RMV. Presidenti sllovak do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të mbahet një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministri sllovak i Ekonomisë Vladimir Shimonjak do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Presidentit Pellegrini.

Presidenti sllovak do të vizitojë më pas Kuvendin ku do të takohet me kryetarin, Afrim Gashi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit