16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

VLEN: Bujar Osmani kopjon, sepse nuk ka çka të ofrojë!

Në vend që të kërkojë falje për dështimet e veta dhe të BDI-së me plot 23 vite pushtet, Bujar Osmani po merret me kopjim projektesh e idesh.
Ai nuk e njeh Çairin as rrugët, as njerëzit, as hallet e tyre. Për më shumë se 10 vite, Çairi për të ka qenë vetëm trampolinë për karrierë, jo vend për të cilin ka dhënë diçka.
Dhe tani, pa ide, pa plan, pa kontakt me realitetin, ka filluar të kopjojë Izet Mexhitin.
Filloi me arkitektin pasi Izet Mexhiti e solli në Çair arkitektin Bajram Vardari, Osmani menjëherë doli me “projektin” e vet futurist.
Sot, po bën të njëjtën gjë me ashensorët dhe fasadat  sepse pa që qytetarët e mirëpritën vizionin e Izet Mexhitit.
Kjo nuk është ide, por është panik politik.
VLEN dhe Izet Mexhiti nuk bëjnë premtime për t’u fotografuar, por për t’i përmirësuar jetët e çairasve. Çairi e di mirë kush punon për të, dhe kush po përpiqet ta mashtrojë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit