13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Nga mesi i javës së ardhshme priten reshje lokale të shiut

Pas një periudhe me mot të qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të ngrohta, vendin pritat ta kaplojë një ndryshimi i lehtë atmosferik. Sipas meteorologëve, deri në fillim të javës së ardhshme do të vazhdojmë të shijojmë ditë me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa nga mesi i javës pritet një ndryshim i kushteve me mundësi për reshje lokale shiu, më të theksuara në rajonet verilindore të vendit.

Veçanërisht deri të martën, moti parashikohet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me periudha me diell dhe vranësira mesatare. Mund të ketë erë të dobët deri në mesatare, dhe përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore një erë të fortë veriore.

Në Shkup, moti pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe një erë të moderuar veriore, e cila herë pas here do të forcohet në pjesë të luginës. Të hënën dhe të martën, priten kushte të ngjashme – me diell me vranësira mesatare dhe një erë veriore, më e theksuar përgjatë lumit Vardar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit