Nga nesër, prindërit e personave që humbën jetën në zjarrin e “Pulse” më 16 mars do të organizojnë protesta dhe bllokime të trafikut çdo ditë, në shenjë pakënaqësie për vonesat në fillimin e procesit gjyqësor.
Bllokimet do të zhvillohen në rrethrrotullimin te ura e dyfishtë në rrugën “Stevo Teodosievski” dhe do të zgjasin nga ora 15:15 deri në 16:15, çdo ditë, derisa të nisë gjykimi.
Ky vendim u bë i ditur gjatë “Marshit për engjëjt” të 26-të, i mbajtur sot para Gjykatës Themelore në Koçan, pasi prindërit u provokuan nga deklaratat e avokatëve të të dyshuarve, të cilët, sipas tyre, kanë thënë se procesi gjyqësor mund të zgjasë 10 deri në 15 vjet.
Rritje të kapaciteteve gjyqësore, përmes përfshirjes së gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve shtesë, në mënyrë që procesi të mos zvarritet për shkak të mungesës së resurseve.
Prioritet dhe ritëm të qëndrueshëm të seancave, pa anulime dhe vonesa të panevojshme.
Transparencë dhe mbikëqyrje publike të procedurës, për të shmangur manipulimet dhe vonesat e qëllimshme.
Ata shprehin dyshime se po tentohet të zvarritet procesi në mënyrë të fshehtë dhe kërkojnë që drejtësia të vihet në vend pa vonesa.