13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

MPB: Një numër i madh të miturish të përfshirë në rrahje dhe vjedhje

Shënon rritje numri i të miturve që paraqiten si autorë të veprave penale në vend. Në buletinet e Ministrisë së Brendshme thuajse çdo ditë dalin inicialet e fëmijëve të përfshirë në vjedhje, rrahje, por edhe vepra të tjera. Vetëm katër ditë më parë, policia te një 18 vjeçar gjeti materie pluhur dhe marihuanë gjatë bastisjes në shtëpitë edhe të tre personave të tjerë, ndërsa në fund të muajit të kaluar policia kapi dy të mitur në kryeqytet pasi kryen një vjedhje në një kafene.

“Rreth orës 17:30, në zonën e Qendrës, nëpunës policie nga SPB Shkup privuan nga liria dy të mitur të moshës 12 dhe 14 vjeç, të gjithë nga Shkupi. Ata morën para dhe ikën, por shpejt u kapën nga dy punonjës të objektit. Të miturit janë ndaluar në stacion dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal”, thuhet në Buletinin e MPB-së.

Sipas të dhënave që morën nga Ministria e Brendshme, për numrin e veprave penale të kryera nga persona nën moshën 18 vjeç, viti 2025 nuk është përfshirë, por ato tregojnë se vitet e fundit të miturit paraqiten si autorë të qindra veprave penale.

MPB

2022 – 662 vepra penale në të cilat figurojnë si autorë 937 të mitur;
2023 – 594 vepra penale, në të cilat 911 të mitur paraqiten si autorë;
2024 – 495 vepra penale në të cilat figurojnë si autorë 813 të mitur;
Policia informon gjithashtu se shumica e këtyre veprave penale të kryera nga fëmijët lidhet me çështje pronësore, ndërsa në disa prej tyre, si dhe në buletinet e këtij viti, fëmijët janë përfshirë në vjedhje dhe rrahje./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit