Kandidati për këshilltar në Komunën e Çairit, Fati Saliu, ka shpallur kandidaturën e tij nga radhët e koalicionit VLEN, duke theksuar përkushtimin për një administratë të ndershme dhe me vizion zhvillimi.
“Me vullnet dhe përgjegjësi për Komunën tonë, kandidoj për këshilltar nga VLEN. Së bashku për një administratë të ndershme dhe vizion zhvillimi”, ka shkruar Saliu në profilin e tij në Facebook.
Ai fton qytetarët që më 19 tetor të votojnë numrin 7 – për një Çair që duam!
#VLEN #Cair #FatiSali #Voto7