12.8 C
Skopje
Wednesday, October 8, 2025

Mexhiti promovon projektin për hyrje daljen e re të Gazi Babës

Një projekt i ri infrastrukturo-urban pritet të realizohet në lagjen Gazi Babë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një lidhjeje më të mirë me rrugët kryesore të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti i cili theksoi rëndësinë strategjike të kësaj hyrje-daljeje të re për banorët e kësaj zone.

“Nuk është fjala për vlerën që ka në aspektin financiar, por për rëndësinë që ka për banorët, sepse zgjidh probleme konkrete për mbi 20 mijë banorë. Kjo hyrje-dalje e re do të mundësojë qasje më të lehtë drejt Autokomandës, rrugës Cvetan Dimov dhe lidhjen me rrugën Xhon Kenedi. Në raste trafiku, edhe rruga Jahja Pasha do të mund të përdoret si alternativë”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, ky projekt jo vetëm që lehtëson trafikun, por edhe sjell një përmirësim estetik për të gjithë zonën e sipërme të Gazi Babës.

Ndër të tjera, në këtë pjesë është paraparë të rikonceptohet edhe Parku i Gazi Babës, i cili aktualisht është më i madh se vetë Parku i Qytetit të Shkupit.

https://www.facebook.com/reel/3295703030584181

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit