Një valixhe bosh, e cila u la nga dy persona në sheshin VMRO përpara selisë së partisë VMRO-DPMNE, zbrazi ndërtesat përreth, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Siç informojnë ata, një roje sigurie nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” raportoi sot rreth orës 13:00 se dy persona u panë në kamerat e mbikëqyrjes duke shikuar përreth zonës, ku njëri prej tyre la një valixhe.
“Dy personat po shikonin përreth zonës, dhe njëri prej personave la një valixhe. Menjëherë pas marrjes së raportit, u morën masa dhe aktivitete të përshtatshme, u kryen kontrollet e nevojshme dhe u përcaktua se valixhja ishte bosh”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.