12.8 C
Skopje
Wednesday, October 8, 2025

Ushtria izraelite i ndalon edhe disa anije të tjera me ndihma për Gazën

Disa anije të tjera, që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gazën e rrënuar nga lufta, janë ndaluar nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare, njoftoi koalicioni Flotila e Lirisë. Ministria e Jashtme e Izraelit tha në X se anijet dhe udhëtarët e tyre janë të sigurt dhe se ata janë dërguar në një port izraelit, nga ku pritet të dëbohen menjëherë. Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në ditët e fundit, pasi Izraeli kishte ndaluar rreth 40 anije dhe kishte arrestuar më shumë se 450 aktivistë në një tjetër konvoj ndihmash, Global Sumud Flotilla, i cili gjithashtu po përpiqej të dërgonte ndihma në Gazë. Anijet bartnin ndihma me vlerë mbi 110.000 dollarë. Ndihmat përfshinin ilaçe, pajisje respiratore dhe furnizime ushqyese të destinuara për spitalet e Gazës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit